Ku qëndron secila Bashki në raport me kërkesat e standardeve për mirëqeverisjen (kontrollin e brendshëm efektiv) si dhe në raport me bashkitë e tjera të vendit?
Cila është metodologjia që përdor Ministria e Financave çdo vit për vlerësimin e cilësisë së sistemit të kontrollit të brendshëm të bashkive? Ku duhet të fokusohet bashkia për përmirësimin e treguesve deri ne fund të vitit 2022 dhe planet për vitin e ardhshëm.
Këto çështje si dhe niveli aktual i përafrimit të treguesve nacionalë me treguesit ndërkombëtarë PEFA (Shpenzimet Publike dhe Përgjegjshmëria Financiare) ishin disa nga temat e trajtuara në workshopin e zhvilluar më datë 11 Tetor nga ekipi i projektit Financat Lokale dhe Ministria e Financave me koordinatorët e bashkive për kontrollin e brendshëm.

