Skip to main content

VAZHDOJNË WORKSHOPET RAJONALE PËR TRAJTIMIN E RISQEVE NË PLANIFIKIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TË ARDHURAVE TË VETA VENDORE

Përfaqësues të 12 bashkive të Qarqeve Tiranë, Durrës, Berat dhe Dibër  u mblodhën në Tiranë më 4 Tetor 2022 së bashku me ekspertë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe të projektit “Financat Lokale”, SECO, për të diskutuar mbi procesin e menaxhimit të të ardhurave vendore me fokus risqet kryesore që cënojnë parashikimin realist të të ardhurave dhe mbledhjen e tyre.

Në takim u prezantuan dhe sqaruan çështje të veçanta të Udhëzimit të përbashkët MFE- MB, Nr.17 dt 20.6.2022  për uniformitetin minimal  të proçedurave standarte të mbledhjes së detyrimeve fiskale vendore.

Gjithashtu pati diskutime në grup për risqet kryesore që lidhen me procesin e planifikimit dhe mbledhjes së të ardhurave të veta, ku një fokus të veçantë pati menaxhimi i riskut të jashtëm në lidhje me bashkëpunimin ndërinstitucional me Agjenci të qeverisjes qëndrore  që kanë përgjegjësi ligjore në mbledhjen e të ardhurave vendore me masa shtrënguese.

Në vazhdim, më  6 Tetor 2022,  një workshop i ngjashëm u organizua në Korçë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 6 bashkive të qarkut Korçë. Pas prezantimit me draftet e manualeve të proceseve të përgatitura nga ekspertët e projektit, një vëmendje e  veçantë iu kushtua punës në grup për kompletimin e planit të menaxhimit të një risku kryesor në planifikimin e të ardhurave, në lidhje me  përcaktimin e bazës së taksueshme.

Në fund të të dy workshopeve përfaqësuesit e bashkive shfaqën interes të shtuar për organizimin e takimeve të tilla për periudhën në vazhdim.