Skip to main content

Përfundojnë trajnimet rajonale të Drejtuesve të Financave të Njësive Vendore

Tema: “Çështje të Raportimit Financiar dhe Vleresimit të cilësisë së Sistemit të Kontrollit të Brendshem në NJVV”

Gjatë muajit shkurt 2022 ekipi i Projektit “ Financat Lokale” i financuar nga SECO/ Qeveria Zvicerane në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka zhvilluar trajnime dy ditore mbi baza rajonale në Lezhë, Tiranë, Pogradec dhe Gjirokastër me fokus zhvillimet e fundit në fushën e raportimit financiar dhe vlerësimin e cilësisë së sistemit të kontrollit të brendshëm të njësive vendore. Ne trajnime moren pjese mbi 84 drejtues të financave dhe koordinatore te kontrollit te brendshem nga bashkite dhe keshillat e qarkut te vendit, si dhe drejtues të degëve të thesarit.   

Në ditën e parë të trajnimeve u prezantuan aktivitetet qe po ndërrmerr MFE në drejtim të përmirësimit të raportimit financiar të njesive publike, eksperienca dhe propozimet e ekipit të projektit gjate fazës së parë të mbështetjes me asistencë  të njësive vendore, raportet financiare të nevojshme për vendimarrjen e gjithe niveleve të NJVV, marrëdhëniet me degët e thesarit në kuadër të ndryshimeve të akteve nënligjore për përgatitjen dhe raportimin e pasyrave financiare. Pjesëmarrësit patën mundësine e diskutimit dhe qartësimit mbi problematika të ndryshme të përditshmërisë duke ndarë eksperiencat me njëri-tjetrin dhe me përfaqesuesit e sistemit të thesarit të MFE. 

Në vijim gjatë ditës së dytë u prezantua instrumenti kryesor i monitorimit të kontrollit të brendshëm - Pyetësori i vetëvlerësimit të cilësisë së sistemit të kontrollit të brendshëm nga NJVV, përmirësimet e këtij të fundit nëpërmjet përfshirjes së treguesve nacionalë dhe ndërkombëtarë të matjes së performancës financiare të njësive vendore. Aktiviteti u shoqërua edhe me diskutime mbi mënyrën e organizimit të punës për kryerjen e procesit të vetëvlerësimit me perfshirjen e të gjithë drejtuesve të organziatës, si dhe raste konkrete që hasen në punën e koordinatorit për kontrollin e brendshëm në bashki dhe qarqe.