Më 13 Shtator 2022, u zhvillua Mbledhja e gjashtë e Komitetit Drejtues të Projektit “Financat Lokale”. Në takim morën pjesë titullarë të institucioneve vendore përfaqësues të bashkive, Shoqatës së Bashkive për Autonomi Vendore si dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjensisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore/MB dhe Shkollës së Administratës Publike (ASPA). Mbledhja u bashkëdrejtua nga përfaqësues të Qeverisë Zvicerane/SECO dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë. Ekipi i Projektit prezantoi progresin e Projektit gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2022, arritjet që nga fillimi i projektit si edhe objektivat e sfidat për periudhën në vazhdim. Mbështetur në një “qasje rajonale” të ofrimit të asistencës, ekipi i Projektit ka konsoliduar përpjekjet e veta për të mbështetur fuqizimin e kapaciteteve në të 61 bashkitë përmes një sërë mekanizmash dhe medotash inovative të ndarjes së njohurive ku bashkëpunimi i ngushtë me ASPA-n dhe përfundimi i platformës së komunikimit nëpërmjet vetë bashkive dhe bashkive e MFE, zë një vend të veçantë. Pjesëmarrësit vlerësuan rezultatet e arritura dhe shprehën angazhimin e tyre bashkëpunimin e ndërsjelltë për zbatimin e aktiviteteve në vijimësi, të rakorduara në përputhje me prioritetet dhe strategjinë e qeverisjes vendore për përmirësimin e menaxhimit të financave publike vendore.

