Së bashku, po ndërtojmë një sistem financiar lokal më efektiv dhe më transparent!
Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë arritur rezultate të dukshme në rritjen e të ardhurave vendore, përmirësimin e menaxhimit buxhetor dhe forcimin e kontrollit të brendshëm, auditimit dhe raportimit financiar që nxisin efektivitetin, performancën dhe transparencën financiare.
Përpjekjet e përbashkëta të Projektit "Financat Lokale" (në fazën e dytë të implementimit - 2024-2028) në partneritet me Ministrinë e Financave, ASPA, AMVV, SHAV – dhe drejtpërdrejtë me 73 NJVQV-të kanë sjellë përparime të prekshme në proceset e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të financave vendore, duke garantuar një menaxhim më efiçient dhe të qëndrueshëm.
Faleminderit të gjithë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë. Një falënderim i veçantë për Qeverinë Zvicerane dhe SECO për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në këtë rrugëtim.

