Diskutimi për cështje që lidhen me performancën e Projektit “Financat Lokale” (PFL) në fazën e parë të zbatimit (2019-2021), si edhe orientimet strategjike për fazën e dytë 2022-2023 mblodhi së bashku rreth 30 perfaqësues të niveleve të larta manaxheriale të bashkive dhe institucioneve të tjera vendore dhe qëndrore, si edhe përfaqësues të SECO dhe Ambasadës së Zvicrës. Pjesmarrësit vlerësuan pozitivisht performancën dhe bashkëpunimin me Projektin Financat Lokale në fusha të ndryshme të manaxhimit financiar vendor si Planifikimi Buxhetor; Manaxhimi të Ardhurave Vendore, Kontrolli i Brendshëm, Auditimi dhe Raportimi Financiar.
Ne fazën e parë Projekti Financat Lokale ofroi asistencë direkte për 18 bashki. Ndërkohë që synimi dhe objektivat e Projektit në fazën e dytë nuk do të ndryshojnë, Projekti do ta shtrijë asistencën e vet tek të 61 bashkitë e vendit. PFL do të vijojë të ofrojë asistencë direkte për një grup më të vogël bashkishë (12 prej tyre), ndërkohë që do të konsolidojë përpjekjet e veta për të mbështetur forcimin e kapaciteteve në të 61 bashkitë përmes një sërë mekanizmash dhe medotash të reja e inovative të ndarjes së njohurive midis bashkive. Projekti do të aplikojë një “qasje rajonale” për ofrimin e asistencës për të 61 bashkitë. Për secilin prej 12 qarqeve të Shqipërisë, të paktën një bashki do të konsiderohet si “pikë rajonale kontakti” për trajnimet dhe shkëmbimet e njohurive në nivel rajonal (ose më gjerë).
Projekti Financat Lokale do të mbështetet tek thellimi i bashkëpunimit me ASPA-n për të institucionalizuar një program vjetor të trajnimit të stafit të NJVQV-ve mbi menaxhimin financiar vendor. Gjithashtu, PFL-ja dhe MFE-ja kanë zhvilluar bashkërisht Platformën Elektronike mbi Financat e Vetëqeverisjes Vendore, e cila do të funksionalizohet me fillimin e ciklit të manaxhimit financiar vendor në vitin 2022. Platforma elektronike për financat e vetëqeverisjes vendore synon të mundësojë dhe lehtësojë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira ndërmjet bashkive, si dhe ndërmjet institucioneve të Qeverisë Qendrore dhe bashkive për cështjet që kanë të bëjnë me manaxhimin e financave vendore.

